LAJME / E Premte 4 Korrik 2025, 13:01

Shpërthim i fuqishëm, disa te pl*gosur, njerëzit vrapojnë për jetën e tyre

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në një pikë karburanti në qytetin e Romës, duke lënë disa persona të plagosur, përfshirë tre që kanë pësuar djegie të rënda.

Zhurma e shpërthimit u dëgjua në disa zona të kryeqytetit italian, ndërsa flakët dhe tymi i dendur u panë duke u ngritur lart mbi lagjen Prenestino, ku ndodhi incidenti.

Banorët që jetojnë pranë vendngjarjes raportuan se dritaret e banesave të tyre u drodhën nga shpërthimi. “E ndjeva sikur ishte bombë,” – tha një qytetar për mediat vendase. Një tjetër u shpreh: “Të gjitha dritaret u drodhën, mendova se ishte tërmet.”

Pamje të publikuara nga portali “Roma Today” tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi dhe flakë që përfshijnë të gjithë zonën rreth karburantit.

Autoritetet lokale kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa kompania e transportit publik të Romës, Atac, njoftoi mbylljen e stacionit të metrosë “Teano”, në afërsi të shpërthimit, me urdhër të policisë.

Shkaku i shpërthimit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa hetimet janë në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE