
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Karolinën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara, ku një burrë shkoi në dyqan për të blerë bukë, por u kthye në shtëpi me një biletë lotarie që rezultoi fituese e 500 mijë dollarëve.
Sipas mediave amerikane, ai vendosi të blinte edhe një biletë lotarie gjatë vizitës në dyqan. Pasi u kthye në shtëpi, e gërvishti biletën dhe mbeti i habitur kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh.
“Ishte surreale. Nuk je i sigurt për atë që po sheh. Po kontrolloja numrin e zerove,” ka deklaruar fituesi.
Ai tregoi se në fillim nuk mund ta besonte atë që kishte parë dhe se iu desh ta verifikonte disa herë biletën për t’u bindur se bëhej fjalë për një fitore të vërtetë.
Fituesi nuk ka bërë të ditur identitetin e tij dhe tha se ende nuk ka vendosur se si do t’i përdorë paratë e fituara.
Historia e tij është bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, pasi gjithçka nisi nga një vizitë e zakonshme në dyqan për të blerë bukë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
