
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i shumëfishtë i ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4, në rrugën “Ismail Qemali”, ku u dëmtuan 5-6 automjete.
Burime bëjnë me dije se personi i parë që dyshohet se shkaktoi aksidentin është 50-vjeçari Dhimitër Papa, banor i Sarandës.
Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur automjetin e parë, duke bërë që përplasja të agravojë më tej dhe të përfshijë edhe 6 mjete të tjera.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat ndodheshin në vendngjarje, kanë kërkuar që Papa t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Megjithatë, 50-vjeçari ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit.
Për këtë arsye, ai është shoqëruar nga efektivët në Komisariatin e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
