
Një konflikt mes disa të rinjve në qendër të Prishtinës ka përfunduar me therje me thikë dhe hetime për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “2 Korriku”, afër një marketi në qendër të qytetit, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve.
Dëshmitarët kanë deklaruar se konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe situata ka eskaluar shpejt, duke përfunduar me përdorimin e thikave. Si pasojë, njëri nga të rinjtë ka pësuar plagë në pjesën e shpinës dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas mjekëve, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, të cilët ndodhen në arrati.
Me urdhër të Prokurorisë, rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
