LAJME / E Shtunë 25 Korrik 2026, 18:06

Shifra marramendëse! Zbulohet paga që mund të arkëtojë Kristian Prenga ndaj Joshua-s

Mbrëmjen e sotme, boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet në ring për sfidën më të madhe të karrierës, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xheda të Arabisë Saudite.

Përveç rëndësisë sportive, dueli do t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për këtë përballje vlerësohet në rreth 5 milionë funte. Nga kjo shumë, Anthony Joshua pritet të arkëtojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Kristian Prenga rreth 1 milion funte, megjithëse organizatorët nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto shifra.

Për Prengën, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij. Promotori amerikan Lou DiBella ka bërë të ditur se boksieri shqiptar do të paguhet me një shumë të madhe, duke theksuar se kjo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që ai ka përfituar më parë.

Duhet cekur që të ardhurat e të dy boksierëve do të rriten edhe më shumë nga elemente dytësore, në veçanti nga marketingu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE