Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 400 janë plagosur gjatë protestave masive që përfshinë qytetet kryesore të Kenias, përfshirë kryeqytetin Nairobi, kundër qeverisë së presidentit William Ruto.
Demonstratat, që ndodhën saktësisht një vit pas protestave të përgjakshme të vitit 2024, u shoqëruan me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
Mijëra qytetarë marshuan në rrugë, duke brohoritur “Ruto duhet të largohet” dhe duke valëvitur degë pemësh si simbol i rezistencës paqësore ndaj qeverisë.
Një përpjekje për të ndaluar transmetimin e drejtpërdrejtë të protestave nga televizioni dhe radioja u rrëzua nga Gjykata e Lartë në Nairobi, e cila e cilësoi ndalimin si antikushtetues dhe në shkelje të të drejtës për informim publik.
Ndërkohë që turma protestuesish tentoi të marshojë drejt rezidencës presidenciale, policia reagoi me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për të shpërndarë protestuesit. Presidenti Ruto nuk ndodhej në rezidencën shtetërore gjatë protestave, një mungesë që u vu re nga shumëkush, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet në rritje.
Nga qarku bregdetar i Kilifit, ku ndodhej për një ceremoni mortore, presidenti Ruto u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.
“Protestat nuk duhet të përdoren për të shkatërruar paqen. Ne nuk kemi një vend tjetër ku të shkojmë nëse gjërat shkojnë keq. Është përgjegjësi e të gjithëve që ta mbajmë Kenian të sigurt,” deklaroi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE