LAJME / E Enjte 7 Mars 2024, 00:12

Sherri me Princin, Elia Zaharia thyen heshtjen: Erdha në shtëpi dhe gjeta Lekën duke rrahur tim atë

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.

Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht.