LAJME / E Premte 28 Gusht 2026, 00:12

Sherr tek protesta para Kryeministrise, detajet e pabesueshme

Protesta e 89-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar këtë mbrëmje edhe me tensione mes vetë pjesëmarrësve në tubim.

Në konflikt janë përfshirë Sali Lushaj, anëtar i Partisë Demokratike dhe babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe Dritan Goxhaj, një prej nismëtarëve të protestës.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, tensionet nisën ndërsa Lushaj dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së po fotografonin njëri-tjetrin gjatë protestës duke ngritur dy gishtat, simbol i përdorur nga demokratët.

Ky veprim solli reagimin e protestuesve të tjerë, të cilët tentuan t\\\’i largonin nga vendi ku po qëndronin.

Debati verbal më pas kaloi në përplasje fizike.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së 89-të në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE