
Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë në rrugën që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.
I mituri po lëvizte me monopatinë kur një automjet tip “Audi” e përplasi.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Pas aksidentit, 12-vjeçarin e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Plagët e marra rezultuan fatale dhe i mituri humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Audi”, ndërsa hetimet për rrethanat e përplasjes vijojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
