
Shqipëria vijon të jetë nën temperatura të larta edhe në ditët e fundit të gushtit.
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat janë 1 deri në 2 gradë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara. I nxehti do të vijojë edhe gjatë së premtes dhe së shtunës.
“Vendi ynë vijon të ndikohet nga anticikloni afrikan dhe, në këtë mënyrë, për fundgushtin që jemi, vlerat, kryesisht të temperaturave të mesditës, janë një deri në dy gradë më të larta se në fundgushtet e viteve të kaluara.
Temperaturat në mesditë do të vijojnë të mbeten të larta ditën e nesërme dhe të premten, me vlera deri në 40–41 gradë celsius, kryesisht në qytete si berati, Gjirokastra dhe Elbasani. Edhe ditën e shtunë do të vijojnë të mbeten të larta, me vlera deri në 40–41 gradë”, tha Elvi Jahaj, sinoptikan, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Masat e ajrit të nxehtë, kanë krijuar te qytetarët edhe atë që perceptohet si ajër i rënduar dhe mbytës.
“Përgjatë këtyre ditëve, përveç temperaturave të larta dhe ajrit të nxehtë, kemi patur edhe depërtim të pluhurit dhe rërës nga Afrika e Veriut, për shkak të anticiklonit afrikan, çka bën që temperaturat të ndihen disa gradë më të larta se sa janë realisht. Krijohet përshtypja e ajrit mbytës. Pra, temperaturat e larta dhe ajri i nxehtë, por edhe rëra dhe pluhuri, bëjnë që njerëzit të kenë ndjesinë e temperaturave shumë më të larta dhe të kenë edhe ndjesinë e mosngopjes me oksigjen”, shton Jahaj
Ndryshimi i situatës pritet të nisë të dielën, ndërsa me fillimin e shtatorit, temperaturat pritet të pësojnë një rënie graduale.
“Duke filluar që nga dita e dielë, por edhe në fillim të javës së ardhshme, temperaturat, si në vlerat e mesditës, por edhe në vlerat minimale, pra në mëngjes, do të fillojnë të kenë një rënie graduale.
Pra, nga 40 dhe 41 gradë celsius, mund të zbresin deri në 37 apo 38 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Po ashtu, në vlerat e mëngjesit, që do të jenë të larta gjatë ditës së premte dhe të shtunë, në vlerat 26 deri në 28 gradë, do të zbresim në vlerat 22 deri në 24 gradë celsius”, tha ai.
Sipas meteorologëve, episode me temperatura të tilla janë regjistruar edhe më herët, por janë bërë më të shpeshta gjatë viteve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
