
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 62-vjeçari në aksin rrugor Fushë Krujë-Borizanë.
Burime për Mediat bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga 62-vjeçari Vath Leka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke rënë në pas në kanal.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Vath Leka, ndërkohë që Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
