LAJME / E Diel 28 Prill 2024, 22:10

Sherr me sende të forta, plagoset një person, shoqërohet autori (EMRI)

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të djele në qytetin e Korçës, ku një 55-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Altin Sali, ka goditur me mjete të forta në kokë një 49-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë autori ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Altin Sali ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.