LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 20:08

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

jë miniere e paligjshme ari në jugperëndim të Kolumbisë është shembur, njoftojnë mediat e huaja. Si pasojë 13 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës.

Zyrtari i qeverisë së rajonit Nariño, Freddy Gamez, tha për mediat lokale se një argjinaturë u shemb mbi punëtorët për shkak të lëvizjeve brenda minierës.

Sipas një burimi qeveritar rajonal, një shpërthim brenda minierës shkaktoi zhvendosjen dhe rënien e dheut mbi punëtorët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE