
Edhe emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel do ta nisë sezonin e ri televiziv me ndryshime të forta.
Drejtuesi jetëgjatë i emisionit, Filip Çakuli, do të largohet nga drejtimi i “Fiks Fare”. Bashkë me të do të largohen edhe moderatorët Julian Deda dhe Xhemi Shehu, ndërsa ndryshimi prek edhe drejtimin gazetaresk të programit.
Kryeredaktorja aktuale, Denisa Haxhiaj, gjithashtu do të largohet nga detyra. Në vend të saj, kryeredaktore e emisionit investigativ pritet të jetë gazetarja veterane e “Fiks Fare”, Antela Lika.
Antela Lika është pjesë e “Fiks Fare” prej 14 vitesh dhe njihet si një prej gazetareve më të spikatura investigative të emisionit. Gjatë viteve, ajo ka qenë autore e disa prej investigimeve dhe denoncimeve të forta që kanë bërë jehonë në opinionin publik.
Kalimi i drejtimit tek Antela Lika shënon një kthesë të rëndësishme për ti dhënë “Fiks Fare” një impuls të ri.
Emisioni investigativ do të vijojë rrugëtimin me një qasje të re, por duke ruajtur fokusin te gazetaria investigative dhe denoncimi i problematikave që prekin qytetarët.
Stafi i Fiks Fare- Moderatorja Xhemi Shehu, autori Filip Çakuli, kryeredaktorja Denisa Haxhiaj, moderatori Julian Deda
Ende nuk dihet se cilët do të jenë dy moderatorët e rinj që do të marrin drejtimin e programit. Burime për Vox News bëjnë me dije se përzgjedhjet kryesore pritet të bëhen brenda stafit të Top Channel.
Largimi i Filip Çakulit, pas një periudhe kaq të gjatë në drejtimin e programit, shënon fundin e një epoke për “Fiks Fare”.
Po ashtu, ende nuk është bërë e ditur se çfarë pozicioni do të ketë Filip Çakuli në Top Channel pas largimit nga drejtimi i “Fiks Fare”.
“Fiks Fare”, emisioni i parë investigativ i këtij formati në Shqipëri, ka një histori prej 25 vitesh dhe gjatë kësaj periudhe është kthyer në një prej programeve më të njohura të gazetarisë investigative në vend.
Ndryshimet e reja pritet të përcaktojnë një kapitull të ri për programin, që prej vitesh është identifikuar me investigimet dhe denoncimet e forta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
