
Është dorëzuar në policinë e Shkodrës autori i dyshuar i plagosjes së Vladimir Bruçit. Mësohet se Pjerin Bitani, sipas burimeve, është vetëdorëzuar pas negociatave të zhvilluara me efektivët e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:30, ku mbeti i plagosur shtetasi Vladimir Bruçi. Bitani dhe Bruçi njiheshin prej vitesh dhe kishin marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se para incidentit mes dy shtetasve ka pasur një debat, i cili dyshohet të ketë nisur për çështje që lidhen me kamerat e sigurisë.
Bitani ka një lokal dhe Vladimir Bruçi i ka kërkuar që të heq kamerat e sigurisë duke qenë se ka shtëpinë aty dhe kalon çdo ditë. Autori i dyshuar nuk ka pranuar dhe pavarësisht miqësisë mes tyre përfundoi me plagosjen e Bruçit.
Konflikti më pas ka agravuar, duke përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e Bruçit.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pas dorëzimit të autorit të dyshuar, policia po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të sqaruar motivin e saktë që çoi në konfliktin mes dy shtetasve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
