
Seanca e Sekretariatit të Etikës është përfshirë nga tensione, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të Partisë “Mundësia” nga punimet e Kuvendit.
Kreu i kësaj force politike, Agron Shehaj, ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra ndaj deputetëve të PS, duke e cilësuar vendimin si një hakmarrje politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Shehaj ka drejtuar gishtin nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, duke përdorur tone të ashpra dhe kritike, pasi ata votuan për përjashtimin e tij dhe të deputetit Erald Kapri.
“Shiko çfarë po bëjnë, shërbëtorët e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës, kanë vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë ‘Mundësia’ nga Kuvendi i Shqipërisë. Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju vijë turp! Turp zoti kryetar, turp, turp, të të vijë turp”, deklaroi fillimisht Shehaj teksa iu drejtua drejtuesit të seancës.
Më pas, kreu i “Mundësia” ka pasur një përplasje me tone të larta me Taulant Ballën, duke pretenduar se ky i fundit po ironizonte situatën.
“Ëëë, qesh Taulant ëë? Ia dole ë? Shiko çfarë fytyre hajduti, shikojeni fytyrën e hajdutit. Doni një fytyrë hajduti? Ja ku e keni: Taulant Balla! Bashkë me atë që të pret veshët si mafioz (tregon nga Ulsi Manja). Ja ku janë! Ju ka ardhur fundi! Të ka ardhur fundi Taulant! Të ka ardhur fundi! Afrohu… Të ka ardhur fundi Taulant! Ja fytyra e hajdutit, kush i ka vjedhur shqiptarët në 35 vjet! Ja ku është, shikojeni mirë! Shikojeni, ja ku e keni!”, u shpreh Shehaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
