LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 00:12

Sekuestrohen miliona euro false në një operacion policor në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës njoftuan se nëpërmjet një operacioni të përbashkët kanë sekuestruar 4.797.028 euro false, të fotokopjuara në kartëmonedha të ndryshme.

Në këtë operacion është arrestuar i dyshuari me inicialet L.A., derisa i njëjti është ndaluar për 48 orë.


Ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “falsifikim i parasë”.

“Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.654,40 €uro. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në komunikatën e përbashkët./koha.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE