LAJME / E Enjte 4 Janar 2024, 11:11

Sekuestrohen bizhuteri në doganën e Kakavijes, dyshohen të vjedhura. Arrestohen 2 gjeorgjianët

Bizhuteri të shtrenjta, orë dore Rolex dhe para cash janë sekuestruar në doganën e Kakavijës. Këto orendi, që dyshohet se janë të vjedhura, u gjetën të fshehura në kroskotin e një makine me të cilën udhëtonin dy gjeorgjianë, U.E. 32 vjeç dhe O.G. 36 vjeç.

Këta dy të fundit u arrestuan. Sendet e sekuestruara nga policia janë  50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 Euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.