LAJME / E Mërkurë 6 Mars 2024, 18:06

Rusia bombardon Odesën gjatë takimit mes Mitsotakis dhe Zelensky, raportohet për tre të vdekur

Në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Takimi zgjati 45 minuta, ku Kyriakos Mitsotakis u shpreh se Greqia është në anën e tyre.


Takimi u parapri nga një lëshim i raketës balistike nga Rusia. Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë raportohet se misioni grek nuk është në rrezik dhe është i sigurt.

Ende nuk dihet nëse objekti i sulmit ishte kryeministri grek apo Presidenti i Ukrainës apo ushtria ruse tentoi të krijojë panik ndër radhët e liderëve europianë që vizitojnë Ukrainën për t’i dhënë asaj mbështetje ushtarake dhe politike.