LAJME / E Diel 29 Qershor 2025, 23:11

Rrëzohet nga ballkoni një vajzë 4-vjeçe, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ka ndodhur një ngjarje shqetësuese.

Raportohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte, në katin e dytë të një pallati.

E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për neglizhencë në kujdesin ndaj të miturës. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE