LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 19:07

Rikthim i BUJSHEM në Top Channel/ Largohet Salsano Rrapi, ja kush e merr drejtimin e Portokallisë

Sezoni i ri televiziv në Top Channel do të nisë me risi të shumta. Pas ndryshimeve në emisionin “Përputhen”, ndryshime të rëndësishme priten në sezonin e ri të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Sipas burimeve të Vox News pranë televizionit, aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj pritet të marrë drejtimin e programit, duke mbajtur njëkohësisht dy role, atë të moderatorit dhe të regjisorit të spektaklit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të moderatorit Salsano Rrapi nga “Portokalli”, si edhe të regjisorit Ilir Muhametaj. Megjithatë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel.

Burime për Vox News pranë televizionit, bëjnë me dije se me aktorin dhe moderatorin e njohur janë zhvilluar negociata për përfshirjen e tij në një tjetër emision të Top Channel.

Edhe regjisori Ilir Muhametaj nuk do të largohet nga Top Channel, ndërsa mësohet se do të angazhohet në një tjetër emision.

Rikthimi i Agron Llakajt në drejtimin e “Portokallisë” pritet të sjellë surpriza për spektaklin e humorit, me Llakajn në një rol të dyfishtë, si moderator dhe regjisor./Vox News, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE