
Momente ankthi janë regjistruar gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, ku Christian Eriksen
është rrëzuar papritur në fushë, duke rikthyer kujtimet e frikshme të ngjarjes së Euro 2020.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur futbollisti danez bie në tokë, ndërsa lojtarët dhe stafet mjekësore vrapojnë menjëherë për
t’i dhënë ndihmën e parë. Për shkak të situatës, ndeshja u ndërpre dhe më pas u anulua.
Fatmirësisht, Federata Daneze e Futbollit ka konfirmuar se Eriksen është i vetëdijshëm dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Ngjarja ka tronditur tifozët në mbarë botën, pasi rikthen në kujtesë kolapsin e vitit 2021, kur Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë Europianit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje që i shpëtoi jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
