LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

Reagon për herë të parë Khamenei, PARALAJMËRIMI i fortë i Iranit për SHBA: Donald Trump o bixh*zxhi, mund ta kesh filluar ti luftën, por ne do e përfundojmë!

Lideri suprem i Iranit ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të SHBA-së në centralet e tyre bërthamore. Përmes një postimi në platformën e tij “X”, ai thotë se amerikanët kryen një gabim të madh dhe se ka ardhur koha për ndëshkim.

“Armiku sionist kreu një gabim të madh, kreu një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet tani”, shkruan ai.

Ndërkohë, së fundmi ka qenë edhe zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghar i cili përmes një videomesazhi i ka transmetuar një paralajmërim të fortë amerikanëve dhe presidentit Donald Trump.

Zolfaghar tha se SHBA duhet të presin pasoja të rënda për veprimet e tyre dhe se Irani do të jetë ai që do e përfundojë këtë luftë.

“Ky veprim armiqësor do të zgjerojë gamën e objektivave legjitime për forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe do të hapë rrugën për zgjerimin e luftës në rajon. Militantët e Islamit do t’ju imponojnë pasoja të rënda të paparashikuara me operacione (ushtarake) të forta dhe të synuara”, shtoi ai.

“Z. Trump, ti bixhozxhi, ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë atë”, thotë Zolfaghari në anglisht në fund të deklaratës së tij të filmuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE