
“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira për familjen, ju lutem të gjithëve të tregoni kujdes dhe përgjegjësi në komentet dhe aludimet që po qarkullojnë. Dhimbja që po përjeton familja është e madhe dhe çdo fjalë e pavërtetë apo spekulim vetëm sa e rëndon edhe më shumë këtë situatë.”
Në mesazhin e saj, ajo u drejtohet posaçërisht atyre që e kanë njohur zyrtarin e policisë nga afër, duke i ftuar të mos bëhen pjesë e gjykimeve të pabazuara. Fokus të veçantë i ka kushtuar mbrojtjes së bashkëshortes së të ndjerit, Gylgjanit, ndaj së cilës janë drejtuar shumë nga komentet dashakeqe në internet.
“Për familjen tonë, Gylgjani nuk ka qenë kurrë thjesht nusja e shtëpisë. Ajo ka qenë dhe mbetet motër, shoqe, bijë e kësaj familjeje dhe një shembull i mirësisë, i respektit dhe i përkushtimit. Për vite me radhë ajo dhe Shabani ndërtuan një jetë të bukur së bashku, një familje që shumë njerëz e shihnin me admirim.”
Ajo ka nëvizuar se në këto çaste tragjike, e veja e të ndjerit ka nevojë për lutje, mbështetje dhe qetësi, e jo për gjykime apo fjalë që lëndojnë.
“Në këto çaste, ajo ka nevojë për mbështetje, lutje dhe respekt, jo për fjalë që lëndojnë. Ju lutem, mos e shtoni dhimbjen e kësaj familjeje me komente të pamenduara. Le ta lëmë të vërtetën t’u takojë institucioneve dhe atyre që janë përgjegjës për zbardhjen e çdo rrethane.”
Me këtë reagim emocional, familja kërkon nga publiku që respekti për kujtimin e Shabanit dhe për familjen e tij të vihet mbi çdo aludim apo kërkim për sensacion, duke i lënë organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
