
Rasti i dytë brenda 48 orëve.
Një tjetër aksident në vendin e punës raportohet se ka ndodhur në Shëngjin.
Një punëtor 60-vjeçar ka shkuar në spital pa shenja jete.
Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur, ndërsa pritet një reagim nga policia.
Dy ditë më parë, 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën në vendin e punës.
I riu që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat.
