LAJME / E Mërkurë 26 Shkurt 2025, 15:03

Rastësi apo vazhdimësi me Arbenitën? Ja kush është gruaja e re e Feros, ish-reperit me biografi të ‘zezë’

Ish-reperi Fero është martuar për herë të dytë fundjavën e kaluar, por këtë herë ka zgjedhur të mbajë të fshehtë identitetin e bashkëshortes së tij. Ai nuk ka publikuar asnjë informacion apo imazh të saj, duke nxitur kureshtjen e publikut.

Burime pranë Prive kanë zbuluar se gruaja e tij quhet Nita. Megjithatë, detaje të tjera rreth saj mbeten ende të panjohura.

Gazetari shqiptar Gjergj Prenga, në një prononcim për Prive, u shpreh se publiku ende nuk e ka harruar marrëdhënien e dështuar mes Feros dhe Arbenitës, si dhe akuzat për dhunë që shoqëruan atë histori. Sipas tij, kjo martesë e re mund të jetë një përpjekje për të rikthyer vëmendjen mbi veten.

“Fero duket se po përpiqet të mbushë një boshllëk të brendshëm, duke zgjedhur një partnere me profil të ngjashëm me Arbenitën. Historia ka treguar se shumë artistë rikthehen në qendër të vëmendjes, dhe Fero nuk bën përjashtim, duke pasur parasysh bujën e tij në koncerte dhe skandalet që e kanë shoqëruar,” tha Prenga.

Duke shtuar më tej se edhe pse Fero ka ndryshuar rrugëtimin e tij nga muzika drejt fesë, narrativa negative e së kaluarës ende e ndjek.

Ndërkohë, për ta parë e kuptuar se kush është Nita dhe detaje të tjera rreth saj, ndiqeni video materialin e mëposhtëm.