
Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Pejë, ku një grua dyshohet se për një periudhë të vazhdueshme ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga djali i saj.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, për shkak të rrethanave të rastit dhe për sigurinë e saj, viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt.
Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, ndërsa procedurat ligjore do të vazhdojnë në përputhje me vendimin e organeve të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
