
Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.
Në pranga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu, edukatore në kopshtin “Lala”, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e ish-Kinostudios.
Sipas burimeve, denoncimi është bërë nga babai i të miturit, i cili ka vënë re shenja dhune në fytyrën e fëmijës.
Fillimisht ai e ka dërguar 2-vjeçarin në spital, ku pas ekzaminimeve janë konstatuar një nxirje në faqe dhe shenja skuqjeje pranë veshëve.
Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, 32-vjeçarja dyshohet se ka pranuar se e ka goditur fëmijën me shpullë, duke pretenduar se ai nuk po flinte dhe se nuk kishte duruar situatën.
Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, edhe pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e kopshtit kanë evidentuar dyshimet për ushtrim dhune fizike ndaj të miturit.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
