
**Gjykata Speciale cakton afatet për deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ndaj Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë**
Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se synon që deri më **14 shtator** të përfundojë procesi i deklaratave përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu.
Sipas planifikimit të gjykatës, deklaratat përmbyllëse të palëve pritet të mbahen më **10, 11 dhe 14 shtator**.
Megjithatë, realizimi i këtij afati do të varet nga ecuria e dëshmisë së **Bashkim Smakajt**, e cila është planifikuar të zhvillohet më **17, 18 dhe 19 gusht**.
Gjykata pritet të përshtatë dinamikën e procedurave në varësi të zhvillimit të seancave dhe kohës së nevojshme për përfundimin e dëshmisë së Smakajt.
Rasti ndaj Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë është një proces i veçantë nga çështja kryesore që lidhet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
