LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 13:01

Detaje tronditëse nga tragjedia në Shkodër! Fëmija 1 vjeç u gjend në krahët e nënës!

SHKODËR, 30 korrik 2026 – Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e rëndë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e vjetër ku ndodheshin u përfshi nga zjarri.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, tre viktimat janë gjetur shumë pranë njëra-tjetrës, të shkrumbuara nga flakët. Dyshohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nëna ka tentuar të mbrojë fëmijët e saj, duke mos arritur të largohet nga banesa.

Burimet bëjnë me dije se fëmija rreth 1 vjeç është gjetur në krahët e nënës, ndërsa fëmija tjetër është gjetur pranë tyre. Hetuesit po verifikojnë nëse dy të miturit kanë qenë në gjumë në momentin kur ka nisur zjarri.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia dhe zjarrfikësit kanë gjetur një pjesë të mbetur të një bombole të vogël gazi, e cila është sekuestruar si provë materiale. Gjithashtu, në banesë është gjetur edhe susta e një shtrati, ndërsa pjesa tjetër e sendeve brenda objektit është shkatërruar plotësisht nga zjarri.

Provat e mbledhura pritet të dërgohen për ekspertizë në Tiranë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit dhe rënies së zjarrit.

Bashkëshorti i viktimës dhe babai i dy fëmijëve ka deklaruar para grupit hetimor se familja kishte marrë me vete edhe një shishe benzine, të cilën do ta përdornin për disa punime dhe pastrime në banesën e vjetër. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte larguar për pak kohë drejt një marketi për të blerë disa produkte për familjen, ndërsa gjatë mungesës së tij banesa është përfshirë nga flakët.

Një nga pistat kryesore që po hetohet është mundësia që zjarri të ketë nisur gjatë përpjekjes për të ndezur bombolën e gazit për gatim, ku një rrjedhje e mundshme e gazit mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Fakti që banesa ndodhej në një zonë të izoluar dhe pa ndërtesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohej me vonesë. Terreni i vështirë malor dhe mungesa e një njoftimi të menjëhershëm kanë ndikuar në përmasat tragjike të ngjarjes.

Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë për pushime. Ata kishin shkuar në banesën e vjetër familjare për ta pastruar dhe për të kaluar disa orë aty, por vizita u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE