LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 17:05

Rama tha se protestat do trembin turistët, Auron Tare publikon foton: Protesta nuk shqetëson njeri, përkundrazi ka krijuar një imazh fantastik për Shqipërinë!

Historiani dhe gazetari shqiptar Auron Tare, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat kundër qeverisë së tij dhe kundër projektit në Zvërnec, që sipas kreut të qeverisë, po ndikojnë në turizëm.

Në postimin e tij në Facebook, Tare thekson se protestat paqësore nuk kanë ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë, përkundrazi kanë krijuar një perceptim pozitiv edhe jashtë vendit.

Ai shkruan se në protestat e zhvilluara janë parë jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetas të huaj, të cilët janë bashkuar në tubime.

“Për të gjithë ata që kanë merak se protestat do të trembin turistët, mund të them nga përvoja personale se protesta për një kauzë kaq të veçantë ka nxitur mbështetje të madhe edhe jashtë Shqipërisë.

Pamjet ku të rinj dhe të reja protestojnë në mënyrë aq të paqme dhe të kulturuar kanë tërhequr edhe të huaj që i bashkohen protestës. Prandaj asnjë merak. Protesta nuk shqetëson njeri përkundrazi ka krijuar një imazh fantastik për Shqipërinë”, shprehet Tare.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më herët në podcastin e tij “Flasim” se protestat mund të kenë ndikim negativ në sektorin e turizmit.

“Kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit. Mbase këtë doni”, ishte shprehur Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE