
Në çdo rast kur në diskutim është një qëndrim për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama mendon të kurdisë ndonjë kurth për opozitën. E ka bërë këtë edhe me miratimin e marrëveshjen ushtarake, me vlerë 302 milionë dollarëshe me Shtetet e Bashkuara.
Duke e sjellë për ratifikim me procedurë të përshpejtuar, vetëm pak orë para votimit në Kuvend, mazhoranca e vuri Partinë Demokratike përballë një situate të vështirë: ose të pranonte një procedurë që e konsideron antikushtetuese dhe të shkelte mbi veten, ose të refuzonte votimin e një marrëveshjeje strategjike me aleatin kryesor të Shqipërisë. Një dilemë që për opozitën erdhi në një moment kur administrata Trump e ka vendosur forcimin e kapaciteteve ushtarake të aleatëve europianë në qendër të politikës së saj dhe kur Shqipëria pritet të presë samitin e ardhshëm të NATO-s.
Paradoksi është se dokumenti nuk ishte aspak urgjent. Qeveria e kishte miratuar në parim që më 19 qershor, ndërsa më 11 qershor ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kishte zhvilluar në Uashington një takim me drejtuesit e Defense Security Cooperation Agency (DSCA) për avancimin e projekteve të përbashkëta. Megjithatë, marrëveshja u soll si surprizë në Kuvend dhe me procedurë të përshpejtuar, duke u lënë deputetëve vetëm pak orë kohë për t’u njohur me përmbajtjen e saj.
Madje, për shkak të klasifikimit të dokumentit, deputetët nuk mund ta merrnin kopjen me vete. Ata duhej të firmosnin deklaratën e konfidencialitetit dhe ta lexonin marrëveshjen vetëm në një ambient të posaçëm të Kuvendit, përpara se të hynin në seancën e orës 15:00, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
