LAJME / E Hënë 27 Korrik 2026, 16:04

Rama: Kam propozuar pagë shpërblim menjëherë për…

Kryeministri Edi Rama, përpara zjarrfikësve dhe trupave të Emergjencave Civile, u shpreh se në fund të vitit vendit tonë do t’i shtohen 3 avionë për shuarjen e zjarreve dhe në rastet e emergjencave.

“Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijojnë në fund të vitit dhe do të jenë në pronësi të shtetit tonë, por kemi një proces të dakordësuar që në një moment nevoje të veçantë kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe do të bëhen gati avionët e ri”, tha Rama.

Ai tha se ka propozuar që për të gjithë zjarrfikësit që do të jenë në front me flakët, të kenë një pagë shpërblim menjëherë, dhe këtë thotë se duhet ta aplikojnë edhe bashkitë.

“Ne do vazhdojmë të investojmë për kushte më të mira dhe dorëzim bashkëpunimi me partnerë dhe sigurisht edhe për pagën tuaj. Këtë herë kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin ministrisë Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre dhe ta bëjnë menjëherë pa pritur që të mbarojë gjithë beteja”, u shpreh Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE