LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 16:04

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë mbjellë nga mua kur isha kryetar bashkie

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e vendit dhe harmoninë që duhet të ekzistojë mes ndërtimeve dhe natyrës.

Në një konferencë me gazetarët europianë, Rama tha se 90% e pemëve që janë mbjellë në rrugët e Tiranës, janë mbjellë nga vetë ai kur isha kryetar bashkie, ndërsa shtoi se ka pastruar edhe betonin që ishte në lumin e Lanës.

Një vendi do ti duhet të zgjedhë mes natyrës dhe zhvillimit. Kjo është një ideologji. Vendit i duhet të gjejë në mënyrë inteligjente që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe mos i shkojnë për kundër njëra-tjetrës. 

Gjëra të pakëndshme kanë ndodhur me natyrën, por ju duhet të kuptoni që shumë prej tyre janë objektivisht të kundërta për tu ndarë nga arsyeja pse ka ndodhur. Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i varfër, më i izoluar. Për 50 vjet, ishim të detyuar të ishim një vend ku nuk kishte asnjë pronë private për asnjë formë.

90% e pemëve që janë mbjellë në rrugët e Tiranës, janë mbjellë kur unë isha kryetar bashkie. 132 mijë ton beton kemi hequr anës lumit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE