
Pasditen e kësaj të enjte, miliarderi shqiptar Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj reagimeve të bëra së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës, lidhur me marrëveshjen e financimit prej 100 milion eurosh të lidhur mes kompanisë së tij MABCO dhe fondit Delphos Securities për projektin e Aeroportit të Vlorës.
Në reagimin e tij të bërë së fundmi në Facebook, Pacolli e cilëson debatin rreth Delfosit një gënjeshtër të madhe që po shkakton dyshime në opinionin publik.
“Narrativa rreth Delfosit është një GWNJESHTËR e turpshme që ka krijuar huti në opinion dhe ka shërbyer si instrument për GJYQTARË të caktuar që lëshuan vendime gjyqësore të kundërligjshme”, shkruan Pacolli.
Reagimi “rrufe” i biznesmenit shqiptar vjen pak orë pasi në rrjet qarkulloi një artikull ku thuhej se Ministria e Infrastrukturës i ka dërguar një shkresë zyrtare MABCO-s, përmes të cilave ngre dyshime se kompania mund të ketë paraqitur informacion jo të plotë ose të pasaktë në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet me fondin Delfoos.
Referuar shkresës së nxjerrë nga Ministria, disa dispozita të amendimit të marrëveshjes së huasë nuk përputhen me mënyrën se si kredia është paraqitur më herët nga MABCO pranë autoritetit kontraktues.
Në lidhje me këtë, është raportuar se Ministria shpreh shqetësimin se marrëveshja mund të krijojë detyrime për shoqërinë koncesionare Vlora International Airport (VIA) dhe potencialisht edhe për vetë aeroportin.
Nga ana tjetër, Pacolli shpreh habi për faktin se shqetësimet po ngrihen tani, duke shtuar se pretendimet janë vlerësuar nga Gjykata e Lartë e cila i dha të drejtë atij.
“Për muaj me radhë dëgjuam të njëjtat spekulime, akuza, të njëjtat pretendime, të njëjtat teori, Delfos, Delfos, Delfos. U thanë në studio televizive, në deklarata politike, në procese gjyqësore. Atëherë konsideroheshin thjesht pretendime të një pale në konflikt. Sot, papritur, po shfaqen si shqetësime institucionale”, shkruan ai.
Po ashtu, Pacolli kundërshton idenë se një investitor mund të ngarkojë detyrime mbi të drejta që nuk i zotëron i vetëm, duke theksuar në reagimin e tij se në çdo marrëdhënie koncesionare ekzistojnë kufij të qartë juridikë dhe se asnjë palë nuk mund të disponojë të drejta që u përkasin edhe aktorëve të tjerë, përfshirë shtetin.
Biznesmeni shqiptar kërkon që organet ligjzbatuese të hetojnë atë që e konsideron si përdorim të qëllimshëm të narrativës së Delphos për të ndikuar në vendimmarrje gjyqësore dhe institucionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
