LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 20:08

“Pse ma zure vendin, aty duhet të...”, dy durrsakët grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin brenda urbanit (VIDEO)

Një debat që dyshohet se ka nisur për një vend ulëse është shndërruar në një përplasje të dhunshme mes dy pasagjerëve në autobusin e linjës Durrës-Plepa, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në mjet në ato momente.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon momentin kur dy burrat të cilët fillimisht shkëmbyen fjalë të ashpra me njëri-tjetrin, janë përleshur më pas fizikisht. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet, gjithçka ka nisur pas një debati se kush do të zinte i pari një vend për t’u ulur, shkak i cili ka qenë dhe “shkëndija” e debatit.

Ajo që në fillim ishte një përplasje verbale, brenda pak sekondash ka degraduar në dhunë fizike. Siç shihet edhe në video, njëri prej pasagjerëve godet tjetrin me shqelma, ndërsa qytetarët e tjerë të pranishëm janë përpjekur që të neutralizojnë situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Megjithatë, përpjekjet për t’i qetësuar nuk kanë dhënë rezultat, pasi sipas dëshmitarëve pas kanë zbritur nga autobusi, ata kanë vijuar sherrin edhe jashtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE