
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste ka lëshuar akuza ndaj Ditmir Bushatit, Elisa Spiropalit dhe Fatos Lubonjës.
Sipas Ramës ka intelektualë të familjes sonë politike që po thonë se karta e BE është pak e lodhur.
Por sipas kreut të PS, karta e BE-së është historike për Shqipërinë.
Sulmet ndaj Spiropalit i ka përqendruar pasi kjo e fundit ka thëne në publik se Shqipëria ka nevojë për një “marrëveshje të re”.
Ndërkohë që Ditmir Bushati i ka qëndruar idesë së Shqipërisë së re. Ndërkohë që për Fatos Lubonjën, zë kritik ndaj Kryeministri Rama ky i fundit e ka ironizuar për shkak të daljes në protestë me një pankarta flamingoje në dorë.
“Ka edhe intelektualë të familjes sonë politike, që thonë kjo karta e BE është pak e kartë e lodhur. Të gjithë këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni atje te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë tek sheshi i xhirimit, të rrijë këtu në PS dhe të shikojë mirë që unë nuk kam karta të miat. Karta e BE është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, ne jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE.
Është edhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan Shqipëri të re. Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re, të shkruar dhe jemi aty të bëjmë marrëveshje, por kam frikë se drafti nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamigove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja.
Fatosi poshtë, flamingo lart, HI HI HI edhe Shqipëria e re. Do kritikohemi, do sulmohemi por ne kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë”, tha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
