
Protestat që zhvillohen prej më shumë se një jave në Shqipëri duket se kanë sjellë shqetësime në sektorin e turizmit.
Sipas përfaqësuesve të industrisë, një pjesë e turistëve të huaj kanë anuluar rezervimet ose po tregohen më të kujdesshëm në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion për pushimet verore. Operatorët turistik raportojnë se pasiguritë e krijuara nga zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në numrin paketave turistike të shitura deri tani
“Në impaktin e drejtpërdrejte të kancelimit kemi pas nga Sllovakia e cila ajo mban qëndrim pro-serb. Gjithashtu kemi pas anulime edhe nga Gjermani”, tha Rrahman Kasaj, kryetar i “Unionit Turistik”.
Edhe pse forma e marshimit të qytetarëve është e qetë, zhurma e protestave po sjell ndikim negativ në industrinë e turizmit, gjatë kësaj jave numri i paketave të shitura për të zbarkuar Shqipërinë ka pësuar rënie.
“Klientët e tour-operatorëve botërorë janë të shqetësuar në një vend ku ka destabilizim. Normalisht gjithkush nuk e zgjedh destinacionin tënd për ta përdorur si një vend turistike”, u shpreh Enrik Mehmeti, kryetari i ATA.
“Por ajo që unë e konsideroj shqetësuese është se njerëzit nuk po blejnë dhe thonë ku e dimë ne se si shkon nesër”, u shpreh Kasaj.
Protesta e Flamingove ka bërë që shumë prej agjencive turistike ta heqin nga lista e sugjerimeve Shqipërinë.
“Industria e turizmit është e vetmja që prekët më shumë nga çdo lloj ngjarje siç janë protestat apo lëvizjet e ashpra brenda vendit”, tha kreu i TUR-OPERATORËVE.
“Unë di nga eksperiencat botërore, nëse një turizëm goditet, koha e rikthimit ka kosto të jashtëzakonshme. Kjo na ndodh në Tunizi, Egjipt, por kjo mund të ndodh edhe tek ne”, u shpreh kryetari i ATA-s.
Në vitin 2025 vendi ynë u vizitua nga 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët gjeneruan 5.72 miliard euro të ardhura, këto shifra e cilësojnë turizmin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimi ekonomik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
