LAJME / E Diel 29 Qershor 2025, 23:11

Procesi gjyqësor ndaj Netanyahut – reagon Trump: Është hero lufte, lëreni të lirë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje sistemit gjyqësor në Izrael që ta lërë të lirë kryeministrin Benjamin Netanyahu,

pasi procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon edhe në kohë lufte, përcjell Gazeta Metro.

Ndërsa Netanyahu vazhdon të përballet me drejtësinë për çështje që kanë të bëjnë me korrupsion të mundshëm, presidenti amerikan tha se kjo është e tmerrshme.

”Është hero lufte dhe kryeministër, i cili bëri një punë të mrekullueshme në bashkëpunim me SHBA-në për të sjellë suksesin e madh të hequr rrezikun e një Irani bërthamor”, tha presidenti Trump për kryeministrin Netanyahu.

Presidenti amerikan tha se Netanyahu tani po punon për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe se ky proces po e dëmton, njëjtë siç kishte ndodhur me proceset e shumta gjyqësore ndaj vetë Trump-it më 2023 dhe 2024.

”Sapo patëm një fitore të madhe me kryeministrin Bibi Netanyahu në krye – dhe kjo e njollos seriozisht fitoren tonë. Lëreni Bibin të lirë, ka një punë të madhe për të kryer”, përfundon presidenti Trump, duke iu referuar procesit të paqes në Gaza dhe në tërë Lindjen e Mesme./gazetametro.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE