LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 13:01

“Priti deri në frymën e fundit nga djali i tij që...”, zemra e tradhtoi doktor Edin e dogji malli për të birin, pengu më i madh që e mori në botën tjetër

Në orët e vona të mbrëmjes së 15 qershorit, mjekësia shqiptare humbi një nga figurat e saj më të dashura dhe më të respektuara. Doktor Eduart Tushe, i njohur për të gjithë si “Doki Edit”, u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe te qindra familje shqiptare që për vite me radhë i besuan shëndetin e fëmijëve të tyre.

Për dekada, ai ishte shumë më tepër se një mjek. Me përkushtimin, urtësinë dhe njerëzillëkun e tij, doktori fitoi zemrat e mijëra prindërve, të cilët e kujtojnë sot me mirënjohje dhe respekt.

Kolegia e tij prej vitesh, mjekja Genta Dedej ka rrëfyer se ishte zemra ajo që e tradhtoi papritur doktor Edin. Një infarkt i menjëhershëm i mori jetën brenda pak çastesh, pa i lënë kohë as për një amanet të fundit.

Por, përtej suksesit profesional dhe vlerësimit që gëzonte, në zemrën e doktor Edit kishte një dhimbje që e shoqëroi për vite të tëra. Pengu më i madh i jetës së tij ishte djali, me të cilin marrëdhënia ishte ndërprerë prej shumë kohësh. Dedej ka treguar se zemra e tij lëngoi deri në fund për birin, duke pritur me shpresë një telefonatë, një mesazh apo një shenjë pajtimi.

“Pengu i tij më i madh ishte djali i tij i cili nuk u kujtua dhe nuk deshi asnjëherë… Është një histori divorci, diçka ka ndodhur që është ndërprerë një komunikim midis babait e djalit dhe kjo gjë nuk u rregullua dot edhe pasi doktori i bëri një thirrje publike në një nga mediat e Shqipërisë. Por unë dua t’i them djalit të doktorit që ai duhet të jetë krenar për babain e tij dhe doktor Edi do ta pranonte djalin e tij sido që të ishte, kudo që të ishte, çfarëdo që të kishte bërë dhe priti deri në ditën e fundit që të kishte një sinjal, por…Ky ishte pengu më i madh që kishte doktori dhe që e mori me vete në botën tjetër.”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë për emisionin”Rudina”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE