LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 23:11

Presidenti turk reagon për sulmet amerikane ndaj Iranit! Erdogan: Ne nuk i miratojmë goditjet ndaj Teheranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump .

Duke folur në një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara, presidenti turk tha: “Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë.”

Presidenti turk iu referua 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Tajip Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.

“Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet”, tha Erdogan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE