LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 18:06

P*rdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, babai mostër pranon abuzimin s*ksual në Gjykatë, çfarë u pa nga ekspertiza

Babai mostër, Zamir Meta ka pranuar para trupit gjykues se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari, babai i shtatë fëmijëve, mbërriti para togave të zeza në Gjykatën e Fierit paraditen e sotme, ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai raportohet se ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin seksual me të bijën 12-vjeçarje, një ngjarje që ka shokuar opinionin publik. Ekspertiza mjeko-ligjore gjithashtu ka vërtetuar se Zamir Meta ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa kërkoi dënim maksimal për bashkëshortin e saj. Gjithashtu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE