LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 22:10

Populli shqiptar tejkaloi veten/ Kryeministri i sfidoi, qytetarët ia kthejnë: Edi Rama hap kamerat dhe shiko sa jemi

Një protestë që tejkaloi veten, historike dhe që nuk ishte parë kurrë më parë. Me mijëra e mijëra mbushën bulevardin sot, duke iu përgjigjur në ditën e 11-të të protestës edhe kryeministrit Edi Rama për 500 mijë vetë në shesh.

Prej orës 18:00 ata mbushën bulevardin dhe me fjalime kundër qeverisë dhe klasës politike kërkuan nëj Shqipëri të re.

Një prej aktivistëve organizatorë deklaroi se Rama tha se edhe nëse do mblidheshin 500 mijë nuk e jepte dorëheqjen, por e ftoi të hapte kamerat e të shihte.

“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh ai.

Teksa nisi edhe marshimi i madh tradicional në bulevard, u dhanë edhe këshilla për të mos u përçarë, për kulturë qytetare dhe bashkim, me thirrjet”

“Sot populli shqiptar e ka tejkaluar veten deri te sheshi Skënderbej. Sot populli shqiptar i ka dhënë mesazh klasës politike që ne nuk tërhiqemi”, u shprehën qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE