LAJME / E Diel 16 Gusht 2026, 14:02

Policia njofton per te mbrojtur qytetaret

Policia e Shtetit ka paralajmëruar për raste të reja të mesazheve mashtruese që po qarkullojnë përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit. Autorët paraqiten si përfaqësues të bankave dhe tentojnë të marrin kredencialet e e-banking, kodet OTP dhe të dhënat e kartave bankare.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve që marrin në telefon, pasi gjatë ditëve të fundit janë konstatuar raste të mashtrimeve online përmes SMS-ve dhe aplikacioneve si WhatsApp.

Sipas njoftimit të Policisë, autorët e këtyre mesazheve paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare. Ata u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë ose të kryejnë veprime të tjera përmes një linku të dërguar në mesazh.

Policia sqaron se bëhet fjalë për skema të tipit “phishing”, të cilat synojnë marrjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit OTP dhe të dhënave të kartave bankare.

Të dhënat e siguruara përmes kësaj skeme mund të përdoren për transaksione të paautorizuara dhe t’u shkaktojnë qytetarëve dëme financiare.

Për këtë arsye, Policia kërkon që qytetarët të mos klikojnë linke të ardhura përmes SMS-ve, WhatsApp-it ose aplikacioneve të tjera, veçanërisht kur mesazhet vijnë nga numra të panjohur.

“Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare”, apelon Policia e Shtetit.

Në vijim të njoftimeve të herëpashershme të bëra nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e mashtrimeve online dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, nisur edhe nga fakti që, ditët e fundit, janë konstatuar raste të mesazheve mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni, sqarojmë qytetarët se:

Në këto mesazhe, autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh.

Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking, kodeve të verifikimit (OTP), si dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare.

Për t’u mbrojtur nga këto mashtrime:

Mos klikoni në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur mesazhi vjen nga numra të panjohur ose të dyshimtë.

Mos jepni asnjëherë fjalëkalimet, kodet OTP, PIN-in apo të dhënat e kartës bankare.

Përpara se të identifikoheni në shërbimet bankare, kontrolloni me kujdes adresën e faqes së internetit dhe sigurohuni që po përdorni kanalet zyrtare të bankës.

Bankat nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale përmes linkeve të dyshimta. Për çdo paqartësi, kontaktoni bankën vetëm përmes numrave dhe kanaleve të saj zyrtare.

Nëse keni klikuar në një link të dyshimtë ose keni dhënë të dhënat tuaja bankare:

Kontaktoni menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe për të marrë masat e nevojshme.

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare.

Raportoni rastin në Policinë e Shtetit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe në çdo drejtori vendore.

Policia e Shtetit apelon për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj çdo mesazhi, linku apo faqeje interneti që kërkon të dhëna personale, bankare ose kode verifikimi.

Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare.

#MosKliko #Phishing #SiguriaKibernetike #PoliciaeShtetit #KrimetKibernetike #CyberSecurity, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE