
Një histori që duket si skenar filmi vjen nga Kina, ku një nënë u ribashkua me të birin pas 32 vitesh kërkime.
Në vitin 1988, Li Jingzhi humbi djalin e saj 2-vjeçar, Mao Yin, në Xi’an, pasi ai u mor ndërsa babai ishte larguar për pak çaste për t’i marrë ujë.
Li nuk hoqi dorë kurrë. Ajo la punën dhe ia kushtoi jetën kërkimit të të birit, duke shpërndarë mbi 100 mijë fletushka në 10 provinca, dalë në televizion dhe ndjekur qindra pista.
Por vitet kalonin dhe Mao nuk gjendej.
Në vitin 2007, ndërsa vazhdonte ende kërkimet për djalin e saj, Li nisi të ndihmonte edhe familje të tjera me fëmijë të humbur. Përmes organizatës “Baby Come Home”, ajo kontribuoi në ribashkimin e 29 fëmijëve me familjet e tyre.
Më shumë se tri dekada pas zhdukjes së Mao Yin, policia mori një informacion të ri. Falë teknologjisë së njohjes së fytyrës dhe analizave të ADN-së, u konfirmua se një burrë që jetonte rreth 1 mijë kilometra larg ishte djali që Li kishte kërkuar gjithë jetën.
Më 10 maj 2020, në Ditën e Nënës në Kinë, ajo mori lajmin që kishte pritur prej 32 vitesh.
Në momentin e ribashkimit, Li vrapoi drejt të birit dhe e përqafoi fort.
“Nuk dua të largohet më kurrë nga unë”, tha ajo.
Për 32 vite ndihmoi nëna të tjera të gjenin fëmijët e tyre. Në fund, gjeti edhe të sajin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
