
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua këtë të shtunë në Elbasan, ku 52-vjeçari Poli Boriçi tentoi të vriste me pistoletë Mir Bitocin në një lokal në Elbasan, por, për fat të mirë, arma e zjarrit u bllokua dhe nuk u shkrep.
Në një video në rrjetet sociale, Fevziu shpreh habinë se si një person që po pi kafe me gruan e tij çohet dhe tenton të vrasë me armë një person tjetër, i cili nuk e ka ngacmuar.
Po ashtu, gazetari deklaron se ajo që po ndodh në vendin tonë është e frikshme, teksa thekson se një person shpëtoi rastësisht pasi pistoleta e personit tjetër u bllokua.
Fevziu: I ka shpëtuar vrasjes për qime. Ka dalë nga lokali dhe një person që pinte kafe me gruan e tij është çuar, ka nxjerrë pistoletën nga marsupi ndërsa pinte kafe, i ka shkuar pak kokës dhe ka dashur ta qëllojë, por pistoleta është bllokuar, thotë policia.
Kjo ka qenë ngjarja që po shihni në video në Elbasan, një ngjarje e frikshme. Një person që pi kafe me gruan e tij sheh një person tjetër dhe nxjerr pistoletën për ta vrarë dhe, për fat, pistoleta nuk shkrepet. Kjo është e tmerrshme. Po si mund të shkojë një njeri për të pirë kafe me gruan në lokal me pistoletë në brez?
Si mund të ngrihet në kulmin e qetësisë, pasi një person që nuk po e ruante dhe gjurmonte, dhe të nxjerrë pistoletën për ta vrarë? Është e frikshme kjo që ndodh në Shqipëri dhe unë nuk di se çfarë emri t’i vë. Një person shpëtoi rastësisht pasi pistoleta iu bllokua personit tjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
