LAJME / E Diel 16 Gusht 2026, 13:01

Shqiptari dhunon brutalisht partneren e tij, 46-vjeçarja humb jetën në spital

Një 42-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka dhunuar rëndë partneren e tij, e cila më pas ka humbur jetën në spital.

Viktima është identifikuar si Ornella Forastefano. Gruaja kishte pësuar dëmtime të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.

Sipas raportimeve të mediave italiane, rrethanat se si Forastefano ka mbërritur në spital mbeten ende të paqarta. Një nga pistat që po verifikohet është se ajo mund të jetë lënë pranë hyrjes së strukturës shëndetësore dhe më pas është konstatuar nga personeli.

Hetuesit dyshojnë se përpara se të dërgohej në spital, gruaja ishte dhunuar brutalisht nga partneri i saj 42-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Pas ngjarjes, burri është larguar dhe policia italiane ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për të rindërtuar orët e fundit të jetës së viktimës, për të përcaktuar vendin ku dyshohet se ka ndodhur dhuna dhe për të zbuluar se kush e transportoi ose e la gruan pranë spitalit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE