LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 17:05

Policia ndal ceremoninë e martesës – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, 3 të arrestuar

Një informacion tronditës që mbërriti në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të martesës së një vajze të mitur në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia pranoi një denoncim se një 15-vjeçare po martohej në Lagjen 28.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore dolën në terren dhe arritën të lokalizonin e ndalonin një veturë Passat, e cila dyshohej se lidhej me rastin.

Brenda automjetit ndodheshin vajza e mitur, M.J., 15 vjeç, i cili dyshohet se ishte dhëndri, si dhe Afrim Berisha, 49 vjeçar, e Lulzim Beqiri, 34 vjeçar.

Sipas burimeve, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se e mitura ndodhej në një ceremoni martese me M.J.

Vajza është intervistuar në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës. Sipas raportit policor, gjatë deklarimeve të tyre ata kanë pohuar se kanë qenë në pajtim me realizimin e kësaj martese.

Pas njoftimit të Prokurores Kujdestare për të Mitur, është urdhëruar ndalimi i të tre të dyshuarve për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE