
Pushuesit që planifikojnë t’i kalojnë pushimet verore në Shëngjin do të përballen me tarifa të reja për shezllonet, të cilat këtë sezon do të variojnë nga rreth 3 deri në mbi 21 euro, në varësi të zonës dhe cilësisë së shërbimit.
Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Lezhës, çmimet për përdorimin e shezlloneve në plazhet publike të administruara nga Bashkia do të jenë nga 300 deri në 2.000 lekë shqiptare, që përkthehen në afërsisht 3.2 deri në 21.2 euro.
Këto tarifa do të zbatohen edhe nga strukturat hoteliere që operojnë përgjatë vijës bregdetare, me synimin për të vendosur një standard të unifikuar çmimesh dhe për të shmangur abuzimet që janë raportuar në sezonet e kaluara.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes alternativave të ndryshme, duke filluar nga paketat më ekonomike e deri te ato premium, në varësi të komoditetit dhe shërbimeve që ofrohen.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak kanë kundërshtuar nivelin e tarifave, duke i cilësuar ato të larta dhe duke argumentuar se do të rëndojnë mbi buxhetin e pushuesve gjatë sezonit veror.
Megjithatë, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se 30 për qind e hapësirës së plazheve në Shëngjin dhe Tale do të mbetet pa pagesë, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre pa paguar tarifë.
Shëngjini pritet të jetë edhe këtë verë një nga destinacionet më të frekuentuara në bregdetin shqiptar, ndërsa çmimet e shërbimeve në plazh mbeten një nga temat që ngjall më së shumti interes te pushuesit do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
