
Një moment tensioni është shënuar gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama me gazetarë nga vende të Bashkimit Evropian, kur kreu i qeverisë pati një debat verbal me një korrespondente të huaj.
Situata u krijua në momentin kur gazetarja nisi të formulonte pyetjen e saj duke iu referuar bisedave që kishte zhvilluar me qytetarë një ditë më parë. Para se ajo ta përfundonte pyetjen, Rama ndërhyri duke kundërshtuar qasjen e përdorur.
“Doja të pyesja sepse dje kam pyetur disa njerëz në rrugë…” nisi pyetjen gazetarja.
Kryeministri theksoi se nuk mund të përgjigjej mbi bazën e perceptimeve apo komenteve të dëgjuara në rrugë, duke kërkuar që pyetjet të mbështeteshin në fakte konkrete.
“Po flisni me mua, nuk është me interes për mua çfarë keni dëgjuar në rrugë. Po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, unë nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse përfaqësoj këtë vend, njerëzit që më kanë zgjedhur të jem këtu. Nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte të vërtetoni se po them diçka jo të drejtë? Më tregoni, më sfidoni!” deklaroi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
